Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më datë 06 Qershor 2025, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:
05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila
05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Bashkëngjitur do të gjeni programin e plotë dhe planimetrinë e ndarjes së faljes për burra dhe gra.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Një mesazh paqeje, bashkimi dhe shprese në këto ditë të begata, gëzuar! ✨