Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, urimi i Ramazanit 2022

Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral, pse jo edhe shëndetësor.
Ramazani është muaj në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshin çdokënd.
Ramazani është muaji i zbritjes së librit, Kuranit të Shenjtë.
Libër i cili është fjala e Zotit që erdhi te ne nëpërmjet Profetit Muhamed (a.s.), është udhëzuesi ynë shpirtëror dhe social.
Të dashur besimtarë!
Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet etj, por Ramazani është edhe vetëpërmbajtje e lartë dhe largim nga çdo ves apo vepër e papërshtatshme.
Ky muaj është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo.
Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje.
Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit dhe midis popujve e kombeve.
Lutemi për më shumë kujdes e vëmendje ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve.
Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivacion të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Së fundi, doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë.
Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të!
I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar.
Gëzuar muajin e Ramazanit!
Ne krijojmë webfaqen që ju dëshironi!

Shkarko në Play Store!

Shkarko aplikacionin në Play Store!

Kliko Këtu!

Ligjërata
Rukje, Shërim me Kur'an kundër mësyshit dhe magjisë!
Name

Ahmed Kalaja,63,Alaudin Abazi,1,Bilal Teqja,2,Bujar Spahiu,1,Burhan Fili,1,Dokumentar,13,Elvis Naçi,20,Enis Rama,2,Ferid Piku,1,Ferid Selimi,1,Fjalor Fetar,2,Foto,9,Hutbe,21,Kalendari i Ramazanit,1,Lulzim Plloci,1,meso,1,Njoftime,17,Pyetje,41,Ramazan,3,rukje,1,Sabaudin Jashari,1,te tjera,38,Urime,1,video,27,XHAMIA IME,118,
ltr
item
XHAMIA IME: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, urimi i Ramazanit 2022
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, urimi i Ramazanit 2022
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhNYDBfNGgFfdNZQyxo3h_VZ7BwGLnDH-ZSZ7Lk3Lq_rrZvGPaLogvlBu-XUJhvaKcw3KHmBxkMvWaubokj327ZQPVST1z4PHQeBI7etaY9H4ZJF0fvvNTzbetDbNxMhnlcw12-06JlGVIJe0RU3kZSSSZuZbpuQWaGXYipHuaKiSgPUBOI_2u6MMXc/s1600/Bujar%20Spahiu%20urim%20ramazani%202022%20xhamiaime.al.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhNYDBfNGgFfdNZQyxo3h_VZ7BwGLnDH-ZSZ7Lk3Lq_rrZvGPaLogvlBu-XUJhvaKcw3KHmBxkMvWaubokj327ZQPVST1z4PHQeBI7etaY9H4ZJF0fvvNTzbetDbNxMhnlcw12-06JlGVIJe0RU3kZSSSZuZbpuQWaGXYipHuaKiSgPUBOI_2u6MMXc/s72-c/Bujar%20Spahiu%20urim%20ramazani%202022%20xhamiaime.al.png
XHAMIA IME
http://www.xhamiaime.al/2022/04/kryetari-i-komunitetit-mysliman-te.html
http://www.xhamiaime.al/
http://www.xhamiaime.al/
http://www.xhamiaime.al/2022/04/kryetari-i-komunitetit-mysliman-te.html
true
4334851239084730927
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy