Njoftim i KMSH për Zekatin e 2020

NJOFTIM!

Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka përcaktuar masën për zekatin, fidjen dhe sadakanë e fitrit për vitin 2020.

Falënderojmë Allahun (xh.sh.) Krijuesin e botërave dhe dërgojmë përshëndetjet më të sinqerta Profetit Muhamed (a.s.), familjes dhe shokëve të tij, si dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit të kësaj bote.

Të nderuar besimtar!

Allahu i Madhëruar e bëri zakatin, themel dhe shtyllë të fesë, tregoi se si me zekatë pastrohet dhe rritet kapitali.

Krijuesi i gjithësisë, në Kuranin Famëlartë, në suren Nur, ajeti 56 thotë: “Falni rregullisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.”

Ndërsa i dërguari i Tij, Muhamedi s.a.s. ka thënë: “Islami themelohet në pesë shtylla: Dëshmia që nuk ka Zot veç Allahut të Madhërishëm dhe që Muhammedi s.a.s. është robi dhe i Dërguari i tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe rituali i haxhit për ata të cilët kanë mundësi fizike dhe financiare.”

Zekati është një ndër adhurimet kryesore në fenë Islame. Ky adhurim është obligim për personat në moshë madhore, mendërisht të shëndoshë, të lirë, të mos kenë borxhe dhe përveç përballimit të nevojave të tij dhe të familjes të zotërojë pasuri në vlerën e nisabit mbi të cilin të kalojë një vit pa e prekur. Sasia e nisabit është kusht si për pasurinë ashtu dhe për prodhimin. Edhe pse ari dhe argjendi nuk shtohen, zekati jepet kur arrin vlerën e nisabit.

Nisabi: është një masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit. Kjo masë është 85 gr ar, 595 gr argjend ose pasuri, mallra tregtie, para në vlerën e tyre. Përsa i përket zekatit të kursimeve të parave, ajo është 2.5 % e vleftës totale të paprekur për periudhën njëvjeçare.

Duke iu referuar floririt (85 gram), personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave bazike të depozituar për një vit hënor 405.000 lekë (ose ekuivalentën në çfarëdo lloj valute), e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.

Sadakaja e Fitrit dhe fidja do të jetë minimalisht 300 lekë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë fton të gjithë besimtarët të derdhin zekatin dhe sadakanë pranë këtij institucioni, pranë myftinisë së qytetit tuaj ose në numrat e llogarive në poster, duke siguruar që zekati dhe sadakaja juaj do të shkojë tek njerëzit më në nevojë si dhe tek nxënësit dhe studentët jetim që nuk kanë mundësi të shkollohen.

Lusim Allahun t`jua pranojë agjërimin, adhurimet, sadakanë dhe zekatin tuaj!

Zyra e Financës pranë KMSH

Adresa: Rr. “George W. Bush”
Nr. 50. Tiranë - Albania.
Tel: +355 42 23 04 92
Cel: +355 67 60 18 182

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË
BANKA KOMBËTARE TREGTARE
NR. KLIENTIT 110000709
NR IBAN NË LEKË: AL1420511014000709CLTJCLALL0
NR IBAN NË EURO: AL4120511014000709CLTJCFEURA
NR IBAN NË DOLLARË: AL8520511014000709CLTJCFUSDA
SWIFT: NCBAALTXXXX

Shkëputur nga faqja zyrtare e KMSH KLIKO KËTU


Ne krijojmë webfaqen që ju dëshironi!

Shkarko në Play Store!

Shkarko aplikacionin në Play Store!

Kliko Këtu!

Ligjërata
Rukje, Shërim me Kur'an kundër mësyshit dhe magjisë!
Name

Ahmed Kalaja,63,Alaudin Abazi,1,Bilal Teqja,2,Bujar Spahiu,1,Burhan Fili,1,Dokumentar,13,Elvis Naçi,20,Enis Rama,2,Ferid Piku,1,Ferid Selimi,1,Fjalor Fetar,2,Foto,9,Hutbe,21,Kalendari i Ramazanit,1,Lulzim Plloci,1,meso,1,Njoftime,17,Pyetje,41,Ramazan,3,rukje,1,Sabaudin Jashari,1,te tjera,38,Urime,1,video,27,XHAMIA IME,118,
ltr
item
XHAMIA IME: Njoftim i KMSH për Zekatin e 2020
Njoftim i KMSH për Zekatin e 2020
Njoftim i KMSH për Zekatin e vitit 2020
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg3t_dIWipfNUGzT_hwR6NnyKc_ZgPaGR8MDELPIjZ9wocUbGlPoePJWF1YrSraEXQgWYU2b7EvBsCrH9L7fG22hjZJAWOMVivGTGS7HxRir-ZlcFkLif25M-kHRJDlzQfuii3dAQHYIYk/d/Njoftim+i+KMSH+p%25C3%25ABr+Zekatin+e+2020++++www.xhamiaime.eu.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg3t_dIWipfNUGzT_hwR6NnyKc_ZgPaGR8MDELPIjZ9wocUbGlPoePJWF1YrSraEXQgWYU2b7EvBsCrH9L7fG22hjZJAWOMVivGTGS7HxRir-ZlcFkLif25M-kHRJDlzQfuii3dAQHYIYk/s72-c-d/Njoftim+i+KMSH+p%25C3%25ABr+Zekatin+e+2020++++www.xhamiaime.eu.png
XHAMIA IME
http://www.xhamiaime.al/2020/05/njoftim-i-kmsh-per-zekatin-e-2020.html
http://www.xhamiaime.al/
http://www.xhamiaime.al/
http://www.xhamiaime.al/2020/05/njoftim-i-kmsh-per-zekatin-e-2020.html
true
4334851239084730927
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy