Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 20 Mars 2026, ora 06:30.
Programi i plotë i Fitër Bajramit:
06:00 – Hapja e programit
06:05 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj
06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Ftojmë të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë ceremonisë së faljes.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron gëzuar Fitër Bajramin! Lusim Allahun t’jua ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet e këtij muaji të begatë! See less
Njoftim







